Aktviteti u zhvillua me femijët e kopshtit Katundi i Ri Tiranë në bashkëpunim me prindërit. Në këtë aktivitet fëmijët u njohën me procesin e mbjelljes se luleve dhe provuan të mbjellin lule së bashku duke u njohur me të gjitha masat mbrojtëse për duart dhe fytyrën. Në këtë aktivitet fëmijët mësuan cilat janë fazat e mbjelljes se lules dhe si duhet të kujdesen për to.
Gjatë aktivitetit prindërit kontribuan me njohuritë dhe ndihmën e tyre për ti asistuar fëmijët të mbillnin lulen e tyre si dhe kontribuan me një pjesë së bazës materiale të nevojëshme për realizimin e aktivietit, si rrënjë lulesh, pleh etj.
Aktiviteti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, gjatë të cilave fëmijët do tu vënë emra luleve të tyre dhe do të kujdesen që ato të rriten të shëndetëshme.
Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”, që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.