Në vijim të trajnimeve mbi “Vështirësinë në të nxënë” ne shkollën 9 vjecare “Katundi i Ri” Tiranë, u zhvillua një takim me prindër ku ata u njohën me problematikat e hasura deri më tani në punën me fëmijët.
Në këtë takim u diskutua sesi mund të përmirësohet ndërhyrja me qëllim përmirësimin e rezultateve mësimore. Një nga pjesmarrësit, prind i një djali në klasën e tretë, Enkeleda u shpreh: ‘PROBLEMI NUK JANË FËMIJËT, POR NE TË RRITURIT QË NDONJËHERË NUK ARRIJMË T’I KUPTOJMË ATO!’
Për ta konkretizuar më tepër prindërve ju dha mundësia që nëpërmjet një filmi edukues të shikonin sfidat që has fëmija, familja dhe shkolla.
Kjo iniciativë vinte në kuadër të projektit ‘Arsim Cilësor dhe Gjithpërfshirës në Shqipëri’ që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.

This function has been disabled for IPSED.