“Disiplina pozitive” ishte tema e takimit të rradhёs qё u realizua sot nё kopshtin “Katundi i Ri” Tiranё, ku morrёn pjesё prindёr, edukatoret e kopshtit si edhe gjyshet tё cilat kujdesen pёr rritjen e nipёrve dhe mbesave të tyre.
Nё kёtё takim u analizuan pse duhet ndaluar ndëshkimi fizik dhe psikologjik, si dhe pasojat qё ai ka tek fёmijёt. #DisiplinaPozitive përbëhet nga një grup parimesh, të cilat mund të përdoren nga prindërit në një numër të madh situatash gjatë rritjes dhe ndërveprimit me fëmijët. Nё fund tё takimit, prindёrit komentuan disa situata konkrete se si do të reagonin ata pas informimit pёr Disiplinёn Pozitive.
Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (#IZHA).