“Klubet e shkollës=Pasionet e mia”, ishte aktiviteti i radhës i zhvilluar në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, Burrel. Ku morën pjesë prindër, mësues, pjesëtarë të komunitetit dhe nxënësit e klasës së IV-B. Në këtë aktivitet ishte e ftuar drejtoresha e Zyrës Arsimore Mat Znj.Arjana Rami dhe drejtoresha e Kopështit Nr.3 Behare Farrici.

Aktivitetin e hapi mësuesja Shatule Çollaku duke folur për punën e palodhur dhe këmbënguljen për të orientuar pasionet e fëmijëve për krijimin e “Klubeve të klasave”. Ajo u shpreh se prindërit duhet të njohin dhe ti nxisin pasionet e fëmijëve.
Gjatë aktivitetit fëmijët performuan në fusha të ndryshme përballë të pranishmëve.
Mbyllja e aktivitetit, u realizua nga drejtori i shkollës Lefter Salaj, nëndrejtoresha Fitnete Marqeshi, drejtoresha e Kopështit Behare Farrici dhe kordinatorja IPSED, të cilët u shpërndanë nxënësve Çertifikatë vlerësimi duke ju uruar shumë suksese.

Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).

This function has been disabled for IPSED.