Klubi informatikës është klubi i më i ri krijuar nga Shkolla 9-vjeçare “Katund I Ri” Tiranё, në kuadrin e nismës #ShkollaQëndërKomunitare ku marrin pjesё #mёsues,#nxënës të kësaj shkolle. Ky #klub shkollor u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (#IZHA).
Ky takim shërbeu si #trajnim për nxënësit, të cilët si pjesë të #klubittëInformatikës mësuan të krijonin histori interaktive, animacione, lojra dhe video për tematika të ndryshme që ata duan të trajtojnë. Gjatë trajnimit ata mësuan të mendojnë në mënyrë kreative dhe sistematike duke bashkpunuar me njeri-tjetrin në grupe. Nxënësit të cilët arrijnë të mësojnë më shpejt këto teknologji, do të ndihmojnë edhe moshatarët e tyre si dhe do të vijnë në ndihmë klubeve të tjera në shkollë.
Teknologjitë të cilat u përdorën janë projektuar posaçërisht për fëmijë të moshës 8 deri 16 vjeç dhe kanë në fokus të mësuarit nëpërmjet lojës.