“Kopështi si qëndër komunitare” ishte tema e #trajnimeve me prindërit dhe edukatoret e Kopshtit Kuqan dhe Kopshtit Nr.7 në qytetin e Elbasanit. Nё kёtё trajnim ishin të ftuara specialistet e IZHA, Znj.Aurela Ziso si dhe Znj.Irida Sina.
Gjatë trajnimit u diskutua me prindërit se sa e rëndësishme është që ata të jenë aktivë dhe mbështetës të aktiviteteve të kopshtit duke e kthyer kopshtin në qëndër komunitare.
“Kopështi si qendër komunitare”, një kopësht miqësor për të gjithë” synon përmirësimin e cilësisë së punës dhe jetës në kopësht. Kjo nismë e kthen kopështin në vendin ku ndërtohet partneriteti shkollë-familje-komunitet dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë çdo fëmije.
Prindërit u ndienë të motivuar nga kjo përqasje që i kushtohet atyre dhe fëmijëve.
Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).