Në përmbushjen e detyrimeve Ligjore Bashkia Lushnje finalizoi sot nënshkrimin marrëveshjes PËR NGRITJEN E MEKANIZMIT TË BASHKËRENDIMIT TË PUNËS PËR REFERIMIN DHE TRAJTIMIN E RASTEVE TË DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE DHE MËNYRËN E PROCEDIMIT TË TIJ. Referuar në VKM 334, datë 17.02.2011 Kryetari i Bashkisë kryeson Komitetin Drejtutes. Anëtarë të Komitetit Drejtues për bashkërendimin e veprimtarisë së institucioneve të autoriteteve përgjegjëse, në nivel vendor, dhe referimin e rasteve të dhunës në familje, dhe palë në nënshkrimin e kësaj marrëveshje: Drejtoria e Policise se Lushnjes, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, Prokuroria e Rrethit Lushnjë, Zyra e Përmbarimit Lushnje, Drejtoria e Shëndetit Publik Lushnje, Spitali Lushnje, Drejtoria e Sherbimit Social Shtetëror Lushnje, Drejtoria Arsimore Lushnje, Zyra Lokale e Punësimit Lushnje. Ky rezultat i susksesëshëm u arrit falë një bashkëpunimi shumë të mirë me Bashkinë Lushnje, me mbështjen e #IPSED, ne kuadër të projektit “Qytetar Aktiv të informuar dhe aksesi në drejtësi” si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqiperi”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga #SavetheChildrenAlbania dhe Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore.
Ngritja e Mekanizmit të Referimit në Bashkinë Lushnje
by adminipsed | Feb 5, 2019 | AKTIVITETE, Aktivitetet e fundit: | 0 comments