IPSED - INSTITUTI PËR PROMOVIMIN E ZHVILLIMIT SOCIAL EKONOMIK
IPSED – Institute for the Promotion of Social and Economical Development/ Instituti për Promovimin e Zhvillimit Social Ekonomik është një organizatë jo-fitmiprurëse dhe jo-qeveritare e themeluar me vendim të Gjykatës Tiranë nr. 1175, më 11.11.2004.
Qëllimi i Organizatës: Të kontribojë në zhvillimin e një shoqërie civile e të pavarur përmes realizimit të atyre aktiviteteve të cilat përbëjnë një shprehje sociale të vlerave të individit bazuar në respektimin e ligjit.
Objekti i Aktivitetit:
- Pjesmarrjen në procesin e zhvillimit , integrimit të vendit, përmes rritjes së kompetivitetit dhe përshtatjes me normat komunitare.
- Promovimin e iniciativave për zhvillimin e elementëve të “ekonomis reale”.
- Promovimin e rolit të shoqërisë civile dhe ndikimit të saj në proceset e zhvillimit.
- Identifikimin e strategjive për rritjen e kapaciteteve dhe metodave organizative permes praktikes dhe punes kerkimore.
- Organizimin e aktiviteteve te ndryshme si seminare, forume, kurse të ndryshme trajnimi etj. me qëllim rritjen e kapaciteteve njerezore, rritjen e njohurive dhe marrjen e kofidences me burimet e ndryshme financiare dhe koncepte të reja pune.
- Promovimin dhe përhapjen e teknologjive të reja të komunikimit dhe formave të reja të shpërndarjes së informacionit.
- Krijimin dhe rritjen e bashkëpunimit institucional dhe pjesmarrja në rrjete të ndryshme që kanë të njëjtin qëllim me atë të organizatës.
- Promovimin e rolit të gruas si forcë e rëndesishme në procesin e zhvillimit social dhe ekonomik të shoqerisë.
- Pjesmarrjen në të gjithë ato aktivitete që synojnë mbrojten e të drejtave qytetare dhe respektimit te ligjit, grupeve shoqerore të “dobëta” (femijë, aftësi-të kufizuara, ) si dhe mbrojtjen e ambjentit.
- Promovimin e rolit të artit në zhvillimin ekonomik, si një alternativë e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore.
- Zhvillimin e takimeve, seminareve, trajnimeve, si dhe aktiviteteve të tjera për arritjen dhe përmbushjen e qëllimeve të IPSED.
- Konceptimin dhe realizimin e botimeve të ndryshme, publikimeve, emisioneve radio-televizive, produksioneve të ndryshme , faqe internet, për prezantimin, nxitjen, kualifikimin professional, kulturor dhe artistik brënda dhe jashtë Shqiperisë.