‘Sesion edukues mbi aksesin dhe cilësinë në shërbimet shëndetsore për çdo nënë dhe fëmijë’ ishte tema e takimit me komunitetin rom në qytetit e Shkodrës.

Në këtë takime pjesëmarrja dhe interesi ishte shumë i madh nga komuniteti. Gjatë takimit nënat e reja diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre mbi problemet që ato ishin përballur gjatë shtatzanisë.

Një nënë e re nga komuniteti, mori shkas nga një histori personale dhe  u shpreh se ato nuk kanë fare informacion mbi analizat që duhet të kryejnë. Në këtë aktivitet ekspertët e projektit shpjeguan se është shumë e domosdoshme  që  çdo nënë të bëjë të gjitha analizat pa i neglizhuar ato sepse pasojat mund të jenë të parikuperueshme për jetën e nënës dhe të fëmijës.

Prindërit e mbyllën takimin duke u  shpehur  se  mirë informimi mbi shërbimet shëndetsore luan një rol shumë të rëndësishëm.

Ky takim u realizua në kuadrin e projektit  “Akses dhe cilësi në shërbimet shëndetsore për çdo nënë dhe fëmije”  i cili mbështetet nga Save the Children Albania në partneritet me #IPSED

 

This function has been disabled for IPSED.