Shkolla “Mustafa Gjestila”Burrel feston: “Të jemi patriotë të vendlindjes dhe historisë kombëtare”. Një aktivitet edukativ i pasur me informacione historike, shkrime patriotike, dramatizime të momenteve historike lidhur me Festën e Pavarësisë realizuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollës “Mustafa Gjestila” Burrel. Ky aktivitet u realizua në vazhdimësi të implementimit të projektit “Arsim Cilësor dhe Gjithpërfshirës në Shqipëri 2016-2018” ku prindër, nxënës dhe pjesëtar të komunitetit të Burrelit realizuan aktivitetin: “Të jemi patriot të vendlindjes dhe historisë kombëtare” në shkollën “Mustafa Gjestila”, me mbështetjen e organizatës IPSED dhe Save the Children. Aktiviteti ofroi një performancë të shkëlqyer në vegla muzikore dhe valle tradicionale (Valle Dyshe Burrash dhe Valle Macukulli) realizuar nga nxënësit e shkollës.

 

 

 

This function has been disabled for IPSED.