‘Siguria nё shkollёn time’ ishte aktiviteti i rradhës me #prindërit dhe #nxёnёsit Shkolla 9-vjecare “Kuqan” – Qender komunitare ELBASAN. ‘#Klubi i #sigurisё’ i krijuar nga nënësit nё kuadёr tё veprimtarive #ShkollaQendërKomunitare, mblodhi #prindёr tё shkollёs, dhe dy inspektorёt e Policisё sё zonёs të cilët realizuan vijёzimin pёr kёmbёsorёt tё rrugёs qё kalon pёrpara shkollёs dhe instruktuan nxёnёsit mbi ecjen mbi vijat e bardha nё rrugё.
Nё kёtё rrugё mungon cdo sinjalistikё pёr tё treguar qё aty kalojnё fёmijё dhe kjo ka shkaktuar shpesh herё aksidente tё rёnda. Aktiviteti u pёrshёndet nga i gjithё komuniteti, i cili spontanisht u bё pjesё aktive e tij.
Gjysh Ganiu, i cili doli vullnetar ti shoqёrojё fёmijёt nё anёn tjetёr tё rrugёs, u shpreh: “Unё do tё shoqeroj çdo mёngjes dhe cdo pasdite fёmijёt pёr dore qё tё kalojnё rrugёn pa frikё!’’
Ky takim ishte gjithashtu një mёnyrё pёr tё sensibilizuar drejtuesit e makinave dhe nxёnёsit e tjerё pёr rrezikun qё pёrballin nё kёtё rrugё, pasi ajo shpesh ka qenё burim aksidentesh.
Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( #IZHA).