Trajnim me mësuesit: “Si ndikojnë situatat e të nxënit në motivimin e fëmijëve në proçesin mësimor”, në shkollën 17 Shkurti, Tiranë.
Ky trajnim u shërbeu mësuesve të ciklit të ulët dhe ciklit 9–vjeçar, të cilët u njohën me Metodologjinë e Mësimdhënies bazuar në kompetenca dhe situatat e të nxënit për motivim efektiv të fëmijëve në procesin mësimor.
Gjatë trajnimit mësuesit u njohën dhe me hapat që duhet të kenë parasysh për metodat interaktive.Kjo metodë është shumë e rëndësishme për mësuesit sepse i shërben drejtpërdrejt nxënësit. Moduli shpjegonte konceptin dhe parimet e të nxënit dhe të mësimdhënies kontekstuale.
Ky trajnim u organizua në vijim të aktiviteteve dhe trajnimeve që po zhvillohen në mbështetje të punës së mësueve në kuadër të projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”,që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.