Ky aktivitet ka si qëllim të diskutojë pengesat e ndryshme ligjore për të patur qasje në drejtësi dhe shërbimet e ndihmës juridike për të rinjtë që i përkasin grupeve vulnerabël në rajonin e Lushnjes, bazuar në rekomandimet dhe konkluzionet e Strategjisë Kombëtare për Edukim Ligjor të Publikut.

Në këtë takim janë të ftuar Kryetari i Bashkisë Lushnje, Përfaqësues të Kuvendit, Avokati i Popullit, Deputetë të Rajonit të Lushnjes, përfaqësues të shoqatës Save the Children, organizata të Shoqërisë Civile, etj.

Në kuadër të Reformës në Drejtësi, është hartuar  projekt strategjia “Për Edukimin Ligjor të Publikut” dhe Plani i Veprimit (PV) i Strategjisë, u prezantua  në këtë takim për te diskutuar si kjo stategji mund të ndihmojë qasjen në drejtësi të grupeve vulnerabël.

 

This function has been disabled for IPSED.