‘Sesion Informimi me nënat e reja mbi Ushqyerjen e Shëndetshme’ ishte tema e takimeve me nënat e reja në fshatrat Kuqan dhe Shirgjan të qytetit të Elbasanit.
Në këto takime pjesëmarrja dhe interesi ishte shumë i madh nga komuniteti. Ato bashkbiseduan dhe pyetën eksperten e ftuar në lidhje me kujdesin dhe problematika të ndryshme për kontrollet shëndetsore dhe mënyrën e ushqyerjes gjatë shtatëzanisë. Nënat e reja u informuan, diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre mbi vaksinimin dhe mënyrjen e duhur të ushqyrjes së fëmijëve pas lindjes.
Ky projekt mbështetet nga Save the Children albania në partneritet me #IPSED dhe qëndrat e shërbimit shëndetsor Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Projekti synon të arrijë një rritje të qëndrueshme dhe të barabartë në përdorimin dhe praktikat e shërbimeve parësore të kujdesit shëndetësor, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve parandaluese, promovuese dhe kurative për fëmijët dhe gratë shtatzëna në njësi të ndryshme administrative të vendosura në zonat periferike të Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.