‘Sesion Informimi me nënat e reja mbi Ushqyerjen e Shëndetshme’ ishte tema e takimeve me nënat e reja në fshatrat Kuqan dhe Shirgjan të qytetit të Elbasanit.

Në këto takime pjesëmarrja dhe interesi ishte shumë i madh nga komuniteti. Ato bashkbiseduan dhe pyetën eksperten e ftuar në lidhje me kujdesin dhe problematika të ndryshme për kontrollet shëndetsore dhe mënyrën e ushqyerjes gjatë shtatëzanisë. Nënat e reja u informuan, diskutuan dhe ndanë eksperiencat e tyre mbi vaksinimin dhe mënyrjen e duhur të ushqyrjes së fëmijëve pas lindjes.

Ky projekt mbështetet nga Save the Children albania në partneritet me #IPSED dhe qëndrat e shërbimit shëndetsor Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Projekti synon të arrijë një rritje të qëndrueshme dhe të barabartë në përdorimin dhe praktikat e shërbimeve parësore të kujdesit shëndetësor, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve parandaluese, promovuese dhe kurative për fëmijët dhe gratë shtatzëna në njësi të ndryshme administrative të vendosura në zonat periferike të Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.

This function has been disabled for IPSED.