‘Dita e Karrierës – Të edukojmë fëmijët tanë për të bërë zgjedhjet e duhura në jetë’, ishte aktiviteti i rradhës në Shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”, Shkodër.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues nga Shkollat e Mesme Profesionale dhe Zyra e Punësimit Shkodër, nxënës, mësues si dhe dy prindër të shkollës në profesionet Jurist dhe Polic.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Javës Globale të Arsimit për të diskutuar mbi edukimin për një të ardhme më të mirë të nxënësve.
Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan sfidat e arsimit të mëtejshëm të nxënësve që janë në vitin e fundit shkollor të ciklit 9-vjeçar. Të ftuarit diskutuan së bashku dhe bënë një orientim në Karrierë për të pranishmit.

Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (IZHA).