Në vazhdimësi të aktiviteteve të Shkollës si Qendër Komunitare, në  Shkollën ‘Veli Alla, Rripë u realizua aktiviteti me temë: “Folklori ynë, letërsia dhe tradita e Gurrës nëpërmjet komunitetit” me mbështetjen e IPSED dhe Save the Children. Ky aktivitet ishte ide e disa prindërve, të cilët donin të tregonin për brezat e rinj rëndësinë e traditës dhe folklorit, si edhe të kontribuonin me krijimet dhe pjesmarrjen e tyre në shkollë. Në komunitetin e zonës ka shumë artista, ndër të cilët pjesë e organizimit u bënë tre shkrimtarë me zë në krijimtarinë matjane; dy instrumentistë; dy valltarë dhe dy zonja që kënduan. Nxënësit nga ana tjeter, përgjatë gjithë muajit Tetor, si muaji i letërsisë, së bashku me mësuesit kishin bërë orë informuese të vazhdueshme, në cdo klasë. Në ditën e aktivitetit, ato sollën për pjesmarrësit disa fragmente nga shkrimtarë të mëdhenj si Agolli apo Migjeni. Aktiviteti u mbyll me prezantimin e ushqimeve tradicionale të përgatitura nga prindërit e shkollës për të gjithë pjesëmarrësit.