Kopshti ‘Isa Jakupi’ dhe Kopshti ‘Dëshmorët e Prishtinës’ Festojnë së bashku Festën e Flamurit” Një aktivitet i ëmbël dhe i mrekullueshëm i realizuar më mbështetjen e prindërve dhe edukatorëve të fëmijëve të dy kopshteve në Shkodër. Aktiviteti u realizua në ambjentet e Muzeut Oso Kuka i cili hapi dyert në mënyrë ekskluzive për të mirëpritur miqtë e vegjël në këtë aktivitet. Gjatë këtij aktiviteti grupi i fëmijëve të Kopshtit Isa Jakupi recitoi poezi për festat e flamurit ndërsa grupi i fëmijëve të Kopshtit Dëshmorët e Prishtinës kishin përgatitur një program me këngë për festën e pamvarësisë dhe ditën e flamurit. Aktivitet i realizuar në kuadër të projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018” mbeshtetur nga IPSED dhe Save The Children.