‘NJË LULE PËR DITËN E VERËS’ ishte aktiviteti me fëmijët e kopështit Nr.7 në Elbasan, të cilët me ndihmën e prindërve dhe edukatoreve mbollën lule për Kopshtin e tyre, me rastin e ditës së Verës dhe festës së luleve.

Fëmijët u argëtuan dhe mësuan se si mund të mbjellim lule duke bashkpunuar me njeri-tjetrin. Ky aktivitet rriti bashkpunimin, kreativitetin dhe përgjegjshmërinë e tyre për kujdesin dhe dashurinë ndaj natyrës.

Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).