Trajnimi Planifikimi strategjik për qëndrueshmërinë financiare të OJF-ve të vogla u organizua në kuadrin e partneriteti që World Vision ka me dy OJF lokale (MEDPAK dhe Partnerët për Fëmijë) për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, financuar nga Bashkimi Europian.
Përmes këtij trajnimi synohet që të trajnohet stafi këtyre 2 OJF-ve se si të ndërtojnë qëndrueshmërinë e tyre afatmesme dhe afatgjatë financiare. Si mund ata të ndërtojnë sot një qëndrueshmëri financiare për gjendjen e tyre në një, dy dhe tre vjet në të ardhmen? Si mund ata të ofrojnë një punësim afatgjatë për stafin e tyre, duke përfshirë edhe kohën përtej projektit që aktualisht po implementojnë? Si mund ata të ndërtojnë asete financiare për të qënë më të pavarur nga tendencat e ndryshimit të donatorëve?
Objektivat e trajnimit:
- Të ofrojë perspektivën teorike të kombinuara me shembuj praktik / ushtrime për të rritur qëndrueshmërinë financiare të organizatave në ofrimin e shërbimeve për grupet e synuara, në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
- Të shqyrtojë qëndrueshmërinë si një proces, jo një fund duke marrë në konsideratë të gjitha elementet dhe funksionet e një organizate dhe çdo vendimarrje brenda organizatës.
- Tu ofrojë përdoruesve mjetet themelore të nevojshme për të rritur qëndrueshmërinë e organizatave përmes planifikimit strategjik.