Në Cerdhen Perash SHKODËR sesioni informues me prindër dhe edukatore trajtoi PRINDËRIMI POZITIV.

Sesioni Informues ndihmoi prindërit dhe kujdestarët të kuptojnë se cilat janë sjelljet e përshtatshme të fëmijëve të tyre, e cilat jo, duke i mbështetur në këtë mënyrë në identifikimin e stileve më të suksesshme të prindërimit përmes teknikave #PrindërimiPozitiv.

Gjatë takimit u diskutua gjatë për ‘dënimin’ dhe disiplinën si forma #edukimi për fëmijën duke përdorur format e duhura të komunikimit. Nga prezantimi i realizuar u vunë në pah të gjitha aspektet negative të përdorimit të dhunës fizike apo psikologjike ndaj fëmijëve. Gjithashtu u theksuan avantazhet e të qenurit më mbështetës ndaj fëmijëve dhe nevojave të tyre.

Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, e cila mbёshtetet nga organizata Save the Children, qё ёshtё nё partneritet me Organizatёn #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( #IZHA).