Në vijim të aktiviteteve dhe trajnimeve që po zhvillohen në mbështetje të punës së mësueve me fëmijët me vështirësi në të nxënë, në kuadër të projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”, IPSED organizoi në datë 11.02.2017 në partneritet me IZHA dhe Save the Children një trajnim ku merrnin pjesë mbi 80 mësues nga 8 shkolla ne katër rajone: Tiranë,Elbasan, Burrel dhe Shkodër. Në këtë trajnim mësuesit u njohën me metodologjitë e ndryshme të punës më nxënësit me vështirësi në të nxënë, arritjet e punës së deritanishme me këta fëmijë dhe si mundet projekti të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit mësues-prindër në përmirësimin e rezultateve të nxenesve.