Vlerësim përfundimtar i projektit “Fuqizimi i kapaciteteteve të shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, financuar nga BE-ja, implementuar nga World Vision UK, MEDPAK dhe Partnerët për fëmijë. Qëlllimi i këtij vlerësimi është të analizojë ne cfarë mase objektivat e projektit kanë ndikuar përfituesit e projektit dhe për të identifikuar ndryshimet me kalimin e kohës duke eksploruar pasojat e ndërhyrjes dhe ndikimin më të gjerë tek fëmijët me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Analiza targetoi të paktën 200 fëmijë me aftësi të kufizuar mosha 3-14 vjec përfitues të projektit, në 10 shkolla të shpërndara në Elbasan dhe Dibër, edukatorët / grupet e të rinjve, prindërit dhe familjet, bordet e shkollave, mësuesit, psikologët e shkollave (nga 10 shkolla); 50 profesionistë nga 9 rajone (mësuesit, personelit shëndetësor, punonjës socialë, CPU, psikologë), pushtetin lokal (Elbasan dhe në Dibër), Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë, Organizatat e Shoqërisë Civile pjesë e Koalicionit Shqiptar të Zhvillimit për Aftësinë e Kufizuar.