Analizë e Programeve të Nxitjes së Punësimit në Shqipëri, për të vlerësuar efektivitetin dhe eficencën e PNP-ve ekzistues dhe me qëllim që të identifikojë dhe ti rekomandojë Mnistrisë së Mirqënjes Sociale dhe Rinisë programe të reja për nxitjen e punësimit, bazuar në një anketim kombëtar me të gjitha institucionet përfituese (349 biznese dhe insitucione). Projekti është financuar nga RisiAbania / SDC, ILO, IPA2010 BE, i zbatuar në partneritet me A.L.T.R.I. Projekti konsistoi në:

  • rishikim të literaturës duke nxjerrë mësime nga praktikat e suksesshme dhe jo të suksesshme në vende të ndryshme lidhur me masat e ndryshme aktive të tregut të punës;
  • një analizë të detajuar të tendencave të PNP-ve e bazuar në statistika përshkruese duke përdorur të dhëna statistikore për punëkërkuesit dhe bizneset përfituese duke u bazuar në bazën e të dhënave të SHKP-së;
  • 8 fokus grupe me stafin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në 4 qarqe (Tiranë, Fier, Gjirokastër dhe Shkodër) dhe me punëkërkuesit e papunë të cilët nuk kishin përfituar, dhe i përkisnin kategorive të ndryshme si për shembull kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, grave, rinisë, etj.)
  • anketim kombëtar i cili u fokusua te kompanitë dhe institucionet të cilat kishin përfituar nga një PNP në vitin 2014 (një numër total prej 349 biznese dhe institucione sipas bazës së të dhënave të ofruar nga SHKP.
  • Raporti final: http://www.ipa-hrd.al/Komponenti2/10-EPP/EPP-FINAL-REPORT.pdf