Ky projekt financohet nga skema e granteve dhënë në kuadër të IPA II European Union Integration Facility 2014 “Mbështetje e organizatave të shoqërisë civile për zbatimin e ngritjes së kapaciteteve per aksione që do rrisin dialogun e politikave dhe ndërgjegjësimin për integrimin në Bashkimin Evropian” financuar nga Bashkimi Evropian. Projekt u përqendrohet në qasjen dhe kontekstin e Zhvillimit të Qëndrueshëm si dhe në strategjitë dhe politikat e Bashkimit Evropian, duke pasur si synim: Politikën e Përbashkët Bujqësore duke u përqendruar me focus në Bujqësinë Organike.

Projektit targeton pesë rajone të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Lushnjë, Shkodër, Vlorë). Grupi i synuar janë fermerët e bujqësisë organike, femerë që synojnë të certifikohen për prodhim organik, përfaqësues të Agjensive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, OJF që operojnë në sektorin e bujqësisë, etj.  Objektivat specifike të projektit jane si më poshtë:

  • Analiza dhe informacion lidhur me perceptimin e procesit të Integrimit për Shqipërinë si dhe pasojat për bujqësinë organike.
  • Ngritje kapacitetesh për grupet e përfshira me bujqësine organike të përfaqësuar nga fermerët, shoqatat apo përfaqësues të AREB.
  •  Përmirësimi i cilësisë së informacionit dhe ndërgjegjësimin lidhur me legjislacionin e bujqësisë organike tek përfituesit e projektit nëpërmjet organizimit të sesioneve të informimit për Politikat e Përbashkëta Europiane dhe Standartet e Bujqësisë Organike.
  • Nxitja e diskutimeve dhe tryezave të rrumbullakëta duke ftuar të gjithë grupet e interesit: përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjensitë Rajonale të ekstensionit bujqësor, bashkitë, bizneset e bujqësisë organike, bota akademike dhe aktorë të tjerë.