“Trajnim i avancuar mbi arsimin profesional “. Qëllimi i këtij projekti është për të trajnuar dhe për të arritur një numër të madh të mësimdhënësve dhe nxënësve për të përdorur në mënyrë efikase resurset teknologjike për të rinjtë për të ndërtuar aftësi për punësim. Projekti do të ofrojë kurse të avancuara në shkenca kompjuterike për mësuesit e arsimit të mesëm profesonal në programimin, edukimin e nxënësve me aftësitë e shekullit të 21 dhe, për të motivuar të rinjtë për të ndjekur karrierën e tyre në IT.

Vocational Education Advanced Training është një cikël trajnimesh realizuar nga IPSED në bashkëpunim me Protik Innovation Center me mbështetjen e Ministrisë së Mirqënjes Sociale dhe Rinisë.

Në këtë trajnim marrin pjesë 60 mësues TIK të përzgjedhur ndër të gjitha shkollat publike te Arsimit Profesional në Shqipëri. Gjatë trajnimit të pranishmit do të kenë mundësinë që përmes përdorimit të një sistemi të integruar modular të ndërthurin teorinë me praktikën. Në përfundim trajnimit pjesëmarrësit do të angazhohen të zhvillojnë një leksion të hapur në shkollat respektive ku do të përcjellin tek nxënës dhe koleg njohuritë e marra gjatë këtij trajnimi.

Qëllimi i trajnimit: Të kontribojë në zhvillimin profesional të mësuesve të Shkollave të Arsimit të Mesëm Profesional duke i njohur me zhvillimet më të fundit të gjuhëve të programimit dhe kodimit.

This function has been disabled for IPSED.