Programi Arsim Cilësor dhe Gjithëpërfshirës në Shqipëri, i mbështetur nga Save the Children, në partneritet me IZHA, është duke u zbatuar në Burrel, Elbasan, Tiranë, Shkodër, qëllimi i të cilit është që të gjithë fëmijët të kenë akses të barabartë dhe të përmbushin arsimin bazë gjithpërfshirës, përmirësimin e produkteve të të mësuarit dhe pasjen e një pjesëmarrje domethënëse.
Objektivi i përgjithshëm i programit është që të kontribuojë në zhvillimin e një arsimi gjithëpërfshirës dhe cilësor për fëmijët në Shqipëri për të përmirësuar rezultatet e të nxënit.
Një komponent i rëndësishëm i projektit është edukimi i fëmijëve përmes hartimit të kurrikulave të veçanta që kanë për qëllim të japin informacion për fëmijët në lidhje me të drejtat e tyre dhe obligimet që gjithashtu lindin nga këto të drejtat kundrejt prindërve dhe mësuesve të institucioneve përkatëse vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.