Projekti synon të arrijë një rritje të qëndrueshme dhe të barabartë në përdorimin dhe praktikat e shërbimeve parësore të kujdesit shëndetësor, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve parandaluese, promovuese dhe kurative për fëmijët dhe gratë shtatzëna në njësi të ndryshme administrative të vendosura në zonat periferike të Tiranës, Elbasanit dhe Shkodrës.Pritshmëritë e projektit janë:
1: Rritja e disponueshmërisë mbi cilësinë më të mirë të shëndetit të nënës dhe fëmijës dhe shërbimeve të të ushqyerit.
2: Përmirësimi i njohurive, qëndrimit dhe praktikave mbi ushqimin dhe higjienën për kujdestarët e fëmijëve nën 6 vjeç dhe grave shtatzëna. Ky projekt mbështetet nga Save the Children Albania në partneritet me qëndrat e shërbimit shëndetsor Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

This function has been disabled for IPSED.