“Të mësuarit duke punuar; Të punuarit duke mësuar’ zhvilluar në bashkëpunim me Fondin Rajonal të Punësimit Shkodër. Qëllimi i kësaj iniciative ishte që të përmirësohen kapacitetet, gatishmërinë për punë dhe trajnim për të rinjtë, në veçanti studentët në vitet e fundit, ose të sapodiplomuarit për të ofruar shërbime cilësore për nënat shtatëzënë dhe fëmijët, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm  lokalë.

Përmes kurseve të trajnimit dhe praktikave të punës në institucione vendore, në klinika private, OJF që operojnë në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetesore për nënat dhe famijët, projekti krijoi mundësi për të gjeneruar punësim të qëndrueshëm për të rinjtë e përfshirë në këtë project dhe rriti cilësinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor pranë këtyre insitucioneve.

Gjithashtu, ky projekt kishte për qëllim dytësor  të luftone  fenomenet sociale të tilla si humbja e dëshirës për të zhvilluar veten, humbjen e vlerave sociale dhe të komunikimit si rezultat i një sërë faktorësh të zhvillimit social dhe ekonomik në mjedisin ku ata jetojnë; degjenerimit shoqëror të të rinjve si rezultat i ndikimit negativ në shoqëri dhe jo-disponueshmërisë së mundësive për punësim, etj

Projekti  i ofroi të rinjve përfitues të këtij projekti mundësinë që të trajnohen në vendin e punës dhe të rrisin cilësin e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

This function has been disabled for IPSED.