Sesioni i trajnimit ofron një mundësi për autoritetet lokale dhe partnerët e tyre për të përfshirë të rinjtë në marrjen e vendimeve rreth asaj se si të shpenzohen buxhetet lokale që i prekin ata.
Avokim në nivel lokal dhe buxhetimi me pjesëmarrje për fëmijët dhe të rriturit, trajnim i mbështetur nga World Vision Albania, të zbatuar në të gjitha rajonet ku WV Albania punon Elbasan, Lezhë, Kurbin, Librazhd, Shkodër, Durrës, Dibër, Korçë dhe Tiranë.
Moduli i trajnimit ofron ide dhe hapa praktike të rëndësishme për të rinjtë, stafin e programit, vendimmarrësit në të gjitha nivelet, nga udhëheqës të lartë të atyre që punojnë në mënyrë aktive për të ofruar shërbime në komunitet.
Trajnimi targeton të rinj, mosha 16 deri 19 vjec, dhe ka si objektiv tu ofrojë pjesëmarrësve të njohin dhe të kuptojnë kush janë fushat e kompetencës së Qeverisjes Vendore; të kuptojnë kush janë organet që realizojnë fushat e kompetencës së Njësisë së Qeverisjes Vendore; të përcaktojnë momentin sipas kohëve të hartimit të buxhetit nga Njësia e Qeverisjes Vendore; Të dinë të sensibilizojnë komunitetin përkatës për pjesëmarrje në Buxhetimin me Pjesëmarrje; Të marrin informacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen dhe arritjen e qëllimit; Të përcaktojnë kush janë problematikat ose prioritetet e territorit dhe të komunitetit ku jetojnë; Të propozojnë zgjidhje praktike dhe të realizueshme për problematikat e evidentuara.