Bullizmi është një fenomen i cili nis që në kopesht. Instituti i Shëndetit Publik thotë në një raport të fundit se 14% e fëmijëve që frekuentojne kopshtet janë të prekur nga ky fenomen.
Në këtë kuadër u realizuan 8 Sesione informimi me prindër të fëmijëve 3-6 vjeç.
Bullizmi në kopshte u soll përmes prezantimit të një video-je për raportimet e fundit që ka bërë Instituti i Shëndetit Publik.
Dhe u ndoq me Diskutime mbi pasojat që sjell bullizmi në kopshte, fenomen ky që mund të jetë shkatërrues për vetëvlerësimin e fëmijës në të ardhmen.
‘’…nëse njohim mirë nevojat e fëmijëve, ndjenjat, përvojat dhe mendimet e tyre, sigurojmë që mbështetja që po ofrojmë është e duhura’’
Sugjerime që institucionet parashkollore, prindërit, punonjëset e shërbimit psiko-social pranë kopshtit dhe grupet e komunitetit duhet të punojnë së bashku për të luftuar bullizmin.
Këto takime u realizuan nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (#IZHA).