Në kuadrin e nismës së Bashkisë Tiranë, Tirana Pastron, Shkolla Katundi i Ri dhe Shkolla 17 Shkurti në Tiranë, me mbështetjen e IPSED dhe Save the Children, u angazhuan për pastrimin e zonës rreth shkollave dhe lacuan inicativën “Të riciklojmë në shkollë”, ku fondet e mbledhura do të shkojnë për nevojat që kanë shkollat.
Pas disa takimeve që stafi i IPSED bëri me Qeverinë e nxënësve, Bordin e shkollës , stafin e shkollës dhe prindërve, gjatë gjithë muajit, u arrit në organizimin e sotëm, ku të gjithë u takuam në shkollë për të prezantuar këtë iniciativë të re. Të gjithë mbetjet e riciklueshme të mbledhura sot në aksion u sistemuan nëpër koshat për riciklim të vendosura në ambinentet e shkollës. Kjo inicativë do të vazhdojë me aksione të ngjashme në shkolla.