“Ambjentalistët e vegjël” ishte aktiviteti i radhës që u realizua nga #prindër, #nxënës dhe #mësues Shkolla “Sule Misiri” në kuadër tё veprimtarive #ShkollaQendërKomunitare.
Aktiviteti u konceptua nga Klubi i Ambjentalistëve të Vegjël në kuadër të Ditës së Tokës dhe me mbështetjen e një prindi agronom. Vizita në një zonë të mbrojtur siç është Funari pati një interes të madh për të gjithë të pranishmit.
Gjatë aktivitetit mësuesi i biologjisë prezantoi për të pranishmit temën: ‘#Ekositemi‘, si ndikon ruajtja e tij në përmirësimin e jetës së njeriut’. Më pas grupi i “Ambjentalistëve” eksploroi terrenin dhe diskutoi zinxhirin e gjallesave që hasën. Ata mlodhën bimë të ndryshme të zonës me të cilat do të realizojnë “Albumin e bimësisë”, ky album do të mbetet një produkt i këtij grupi, dhe do të përdoret për orët e Biologjisë si dhe për fushatat ndërgjegjësuese në shkollë e komunitet.
Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( #IZHA).