“Arti mes nesh”, ishte aktiviteti i radhës i zhvilluar në Shkolla Mustafa Gjestila, Burrel. Ku morën pjesë prindër, mësues, pjesëtarë të komunitetit dhe nxënësit e klasës së III-B. Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues të Zyrës Arsimore Mat Znj.Shpresa Tusha e Znj.Teuta Karaj dhe zëvëndës kryetarja e Bashkisë Mat Znj.Anjeza Perlesha.

Gjatë aktivitetit nxënësit prezantuan pasionet e tyre në fusha të ndryshme si: poezi, dramë, këngë, çifteli dhe piano. Për t’ju dhënë një mesazh prindërve që të mbështesin pasionet e fëmijëve të tyre, nxënësit e klasës së III-B prezantuan një video mesazh të realizuar prej tyre, ku çdo secili shprehte një thënie për pasionin e tij. Në fund të aktivitetit, mësuese Viljana ju drejtua prindërve duke i thënë se: “Çdo gjë që fëmija juaj bën, le të jetë rezultat i pasionit të tij!”.

Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).