Në kuadrin e projektit Arsim Cilësor dhe Gjithpërfshirës në Shqipëri 2016-2018, IPSED dhe Save the Children organizuan në shkollat e projektit një seri takimesh të cilat synuan të trajtojnë aspekte që lidhen me Bullizmin në Shkollë.
Si një nocion i ri për shoqërinë tonë, takimet u realizuan në grupe mikse mes nxënësve dhe prindërve, në mënyrë që të kuptohej njëtrajtshëm tema. Në këto takime, nxënësit sollën raste konkrete të Bullizmit, që kishin hasur në shkollat e tyre apo kishin dëgjuar. Ndërsa psikologu shpjegoi Bullizmin si fenomen dhe prindërit diskutuan rreth ndjesisë dhe njohjes që kanë ata për situata të ngjashme.