“Dita e Balonave” ishte aktiviteti i rradhёs me prindërit, edukatoret dhe fëmijët e Kopështit Nr.7, Elbasan.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të nismës ‘Kopshti si Qëndër Komunitare’, ku fëmijët u njohën me Ditën e Balonave dhe sëbashku me prindërit ndërtuan balonat e tyre.

Ky aktivitet shërbeu edhe si kohë e kaluar sëbashku prindër dhe fëmijë, ku gjatë ndërtimit të balonave, ata ndanë informacione të ndryshme me njëri-tjetrin, se si kanë qenë balonat në kohën e shkuar dhe sesi janë aktualisht. Ata u shprehën se që në kohët e hershme, ngritja e balonave ka qënë një nga aktivitetet më të preferuara të fëmijëve të realizuara në natyrë.
Në fund të aktivitetit të gjithë prindërit dhe fëmijët , arritën të ngrenë me sukses balonat e punuara prej tyre.

Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (IZHA).