21 Mars – Dita Ndërkombëtare për eleminimin e diskriminimit racial, u festua sot në Shkollën “Sule Misiri” , Elbasan në Aktivitetin : ‘NE kundër diskriminimit’.

Ky aktivitet solli bashkë disa aktorë të shkollës. Nxënësit sollën pikëpamjet e tyre për Diskriminimin nëpërmjet krijimeve teatrale, letrare dhe vizatimeve. Psikologia e shkollës bëri një prezantim profesional mbi ‘Diskriminim’ dhe pasojat psikologjike në shoqëri. Prindërit ndanë eksperiancat e tyre lidhur me situata të ndryshme jetësore dhe trajtuan temën: Si ti edukoj unë fëmijët që të mos jenë diskriminues’.

Në këtë aktivitet ishin të ftuar gjithashtu nxënës, mësues dhe prindër nga Shkolla Kuqan duke sjell kështu një risi në shkëmbimin e eksperiencave midis shkollave të projektit për një edukim sa më cilësor të fëmijëve.

Ky aktitivtet u organizua në kuadrin e nismës Shkolla Qëndër Komunitare, mbështetur nga projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”, që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.