“Eksperimente shkencore nga nxënësit” ishte aktiviteti i rradhёs me prindërit, mësuesit dhe nxënësit e Klubit të Shkencës në Shkolla 9-vjecare “Kuqan” – Qender komunitare, Elbasan.

Ky aktivitet kishte si synim të ndante me të pranishmit dhe prindërit sesa e rëndësishme është shkenca dhe si duhet të stimulojmë fëmijët të duan lëndët shkencore në shkollë. Në këtë aktivitet nxënësit paraqitën realizimin e ideve të tyre në formën e eksperimenteve të ndihmuar nga prindërit dhe mësueset përkatëse të lëndëve shkencore.

Ky aktivitet u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (IZHA).