Prindërit dhe nxënësit e shkollës ‘Dëshmorët e Prishtinës’, SHKODER me mbështetjen e Save the Children dhe IPSED organizuan Aktivitetin me temë: Të festojmë së bashku Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve’. Ky aktivitet u mbështet nga përfaqësues të DAR dhe Bashkisë Shkodër. Gjatë aktivitetit u prezantua një Ekspozitë punimesh dhe mesazhesh sensibilizuese për të drejtat e fëmijëve realizuar nga nxënësit dhe prindërit e shkollës; u realizua një Dramatizim për të drejtat e fëmijëvë nga nxënësit e fillores dhe u recituan poezi për këtë qëllim. Në vazhdimësi u prezantua Shporta e të drejtave – Fëmijët kishin punuar në papiruse të drejtat e tyre dhe ua dhuruan në formë simbolike të pranishmëve. Aktiviteti përfundoi me Maratonën e bicikletave nga nxënësit dhe prindërit e shkollës, duke përcjell mesazhet e Ditës së të Drejtave të Fëmijëve. Maratona u mbyll përpara Bashkisë ku ‘maratonistët’ u pritën nga përfaqësues të Bashkisë.