“Higjena Personale dhe Orale” ishte tema e takimit informues të rradhёs realizuar Shkolla 9-vjecare “Kuqan” – Qender komunitare, Elbasan, me prindër, dhe fëmijë nё kuadёr tё veprimtarive Shkolla Qendër Komunitare.
Gjatë takimit u diskutua mbi higjenën personale dhe atë orale, ku prindërit që kishin fëmijë të rritur ndanë eksperiencat e tyre me prindërit e fëmijëve të kopshteve. Klubi i Shëndetit, ndihmuar edhe nga prindërit dhe mësuesja e lëndës së biologjisë, kishin përgatitur një ekspozitë me materiale ilustruese mbi këshillat e higjënës personale dhe orale. Një tjetër e vecantë e këtij takimi, ishte demostrimi i mënyrës së larjes së dhëmbëve nga fëmijët e kopshtit të ndihmuar nga klubi i shëndetit.
Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (IZHA).