Qëllimi i kësaj iniciative është të afrojë brezat e rinj me librin, duke jua bërë atë më të dashur. Një rol të vecantë në këto aktivitet kanë luajtur prindërit. Çdo ditë të premte në kopshtet e projektit fëmijët përzgjedhin dhe lexojnë se bashku me prindër libra të ndryshëm. Këto aktivitete realizohen në vijim të pajisjes së biblioltekave të këtyre shkollave me libra nga projekti Arsim Cilësor dhe Gjithpërfshirës në Shqipëri 2016-2018, implementuar nga Save the Children dhe IPSED.