“Kundër duhanit, drogës dhe alkolit”!!!! ishte takimi i rradhës i organizuar me Qeverinë e nxënësve të shkollës “Katundi i Ri” Tiranë.
Takimi kishte si qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për pasojat negative që sjell përdorimi i duhanit, drogës dhe alkolit. Nxënësit ndanë mendimet e tyre dhe diskutuan hollësisht me psikologen e shkollës mbi ndikimet e këtyre substancave të dëmshme në shëndetin dhe jetën e të rinjve.
Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”, që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.