“Lexuesit e Vegjël” ishte aktiviteti i rradhës që grupi shëtitës i shkollës ‘Sulë Misiri’ zhvilloi në biblioteken publike “Qemal Baholli” në qytetin e Elbasanit. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm prindërit, nxënësit dhe gjithashtu perfaqesues te shkollës Kuqan. Aktivitetin e pershendeti drejtoresha e bibliotekës znj. Aida Gashi e cila me pas i asistoi të pranishmit së bashku me stafin e bibliotekës që të antarësohen.

Ky aktivitet kishte si qëllim nxitjen e leximit dhe dashurisë për librat tek nxënësit. Gjatë këtij aktiviteti ata u informuan për historikun e bibliotekës, librin më të vjetër në këtë bibliotekë, librat me të pëlqyer për grupmoshat të cilat ata i përkasin, si dhe planet e strategjitë që do të ndiqen për të tërhequr lexues të rinj. Prindërit u shprehën se leximi është shumë i rëndësishëm për fëmijët e tyre dhe ata do të vazhdojnë të mbështesin nisma të tilla.

Ky aktivitet u organizua në kuadrin e projektit “Arsim Cilësor e Gjithëpërfshirës në Shqipëri, 2016-2018”, që Save the Children po zbaton në partneritet me #IPSED dhe IZHA.