‘Libri miku më i mirë!’ ishte tema e aktivitetit që u zhvillua sot në Qëndrën Kulturore për fëmijë në qytetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Botërore të Librit për fëmijë.

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës mësues, prindër, si dhe ishin të ftuar shkrimtari i mirënjohur për letërsinë për fëmijë Astrit Bishqemi si dhe përkthyesi i librave të gjuhës frenge Çlirim Gega.
Shkrimtari u shpreh se sa ndjesi e bukur është të shkruash libra të cilat do të lexohen nga fëmijët dhe ndikojnë në edukimin e tyre.

Prindër e mësues diskutuan se sa i rëndësishëm është largimi i nxënësve nga paisjet elektronike dhe afrimi i tyre më pranë leximit të librave.

Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).