Aktiviteti “Mjedisi, Sporti dhe Ushqimi në shërbim të shëndetit te njeriut” u zhvillua ne kuadrin e nismave Shkolla si Qendër Komunitare duke synuar përfshirjen e komunitetit në procesin mësimor-edukativ. Aktivteti u organizua nga Shkolla Mustafa Gjestila, Burrel me mbeshtetjen e IPSED dhe Save the Children. Aktiviteti ishte i organizuar në tre pjese: Në pjesën e parë të aktivitetit u bë një orë e hapur me të gjithë të ftuarit, ku referuan prindërit aktivë, me të cilët stafi IPSED bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme për aktvitetet SHQK. Pjesa e dytë e aktivitetit kishte në fokus zërin e nxënësve të shkollës, të cilët dhanë mesazhet e tyre për një mjedis të pastër dhe një jetë të shëndetshme si dhe prezantuan për të gjithë, punimet që kishin realizuar me mbështetjen e stafit te IPSED përgjatë muajit Tetor, për këtë aktivitet. Në fund nxënësit ftuan të gjithë pjesmarrësit në maratonën me bicikleta, të realizuar në rrugët e qytetit, të cilët u bllokuan për makinat, me ndihmën e policisë, gjatë realizimit të saj. Në maratonë morën pjesë rreth 70 nxënës dhe prindër.
“Mjedisi, Sporti dhe Ushqimi në shërbim të shëndetit të njeriut.”
by adminipsed | Jan 25, 2017 | AKTIVITETE | 0 comments