Në bashkëpunim me Microsoft Albania, IPSED është bashkë-organizator i NGO CONNECTION DAY, e cila bashkon zyrtarë të qeverisë, lider të OJF-ve, organizata ndërkombëtare, etj duke i stimuluar dhe lidhur ato në një diskutim se si risitë dhe teknologjia mund të ndihmojnë organizatat jo-fitimprurëse për arritjen e qëllimeve të tyre dhe për të ulur varfërinë.

Microsoft NGO Connection Day ju kushtohet organizatave të shoqërisë civile duke u mundësuar akses në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit nëpërmjet produkteve të Microsoft softëare dhe licensa. Përgjatë këtij eventi organizatat pjesëmarrëse do të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që Microsoft ofron nëpërmjet programit Youth Spark, aplikacioneve për softëare (grante për softëare të licensuar falas) si dhe platformën e re Office 365 .

Pjesëmarrësit në këto evente kanë mundësi të diskutojnë rreth përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale për arritjen e prezencës më të mirë në internet dhe që t’ju shërbejnë më mirë komuniteteve të tyre.