U zhvillua sot Panairi i-rë Shkolla Qendër Komunitare nё Elbasan me pjesëmarrjen e 19 Shkollave SHQK të këtij rajoni. Ky aktivitet u organizua nga DAR Elbasan dhe u përshëndet nga përfaqësues të Bashkisë Elbasan, Prefekturës Elbasan, Organizata të ndryshme që operojnë në këtë rajon, si dhe nga një numër i madh nxënësish dhe prindërish.

Panairi I-rë Shkolla Qendër Komunitare nё Elbasan solli sëbashku një ekperiencë tre vjecare të SHQK në Elbasan, duke krijuar kështu një hapësirë ku shkollat ekspozuan punën e tyre dhe shkëmbyen eksperienca me njëra-tjetrën mbi format e ndryshme të bashkëpunimit Prindër Shkollë Fëmijë.

Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me IPSED dhe Insituti i Zhvillimit tё Arsimit (IZHA)