Takim me qeverinë e nxënësve, Shkolla Sulë Misiri, ELBASAN

Ky takim pati në fokus forcimin e kapacitet të Qeverisë së Nxënësve, të cilët kanë të drejtë të jenë aktorë aktivë në vendimarrjen e pushtetit lokal. Në një takim të mëparshëm, atyre iu qe shpjeguar sesi të krijonin një projekt për një nevojë të shkollës dhe më pas ta prezantonin përpara Këshillit Bashkiak.

Ky takim i dytë shërbeu për të ndarë ide për strukturën, përmbajtien dhe hartimin e projektit final.

Nxënësit shprehen se kjo është një risi për ata dhe që paraqet një vlerë të madhe. Ata pohojnë se kjo i ndihmoi të mendonin në mënyrë kritike për problematikat që hasin në shkollë dhe të gjejnë zgjidhje sa më konkrete dhe efiçente.

Ky takim u realizua nё kuadёr tё projektit “Arsim Cilёsor dhe Gjithёpёrfshirёs nё Shqipёri, 2016-2018”, qё zbatohet nga Save the Children, nё partneritet me #IPSED dhe Instituti i Zhvillimit tё Arsimit ( IZHA).