U Zhvillua sot takimi i parë i PLATFORMËS KONSULTUESE PËR ZHVILLIM NË ARSIMIN PROFESIONAL me mbështetjen e IPSED dhe Protik Innovation Center, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të AFP-së dhe Kualifikimeve.

Kjo Platformë ka për qëllim të kontribojë në zhvillimin profesional të mësuesve të Shkollave të Arsimit të Mesëm Profesional duke krijuar hapësirë për shkëmbim informacioni, konsultim mbi metodat më të mira që po ndiqen nga programe të ndryshme dhe rekomandime për ndërhyrje të ardhëshme në zhvillimin professional të mësuesve.

Të ftuar në këtë Tryezë ishin partnerë të ndryshëm kombëtar dhe ndërkombëtar të angazhuar në Zhvillimin e Aftësive dhe Formimin Profesional (Minsitria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, IZHA, SDC, GIZ, ADA, UNDP, Swisscontact, RisiAlbania Project, Culturcontact, Advantage Autria, etj.)

Në përfundim kësaj tryeze u arritën rezultate të rëndësishme mbi nevojën për: (a) unifikimi të Kurikulave që lidhen me Drejtime dhe Profesione të ndryshme në Shkollat e Mesme të Arsimit Profesional Publik në Shqipëri, si dhe (b) programimin e trajnimeve dhe rritjen e kompetencave të mësuesve të Arsimit të Mesëm Professional.