Projekti “Së bashku për një zhvillim të qëndrueshëm në drejtim të punësimit” i financuar dhe zbatuar në bashkëpunim me Fondin Rajonal të Punësimit Shkodër dhe Këshillit të Qarkut Shkodrës (Qarku Shkodër).

Objektivi kryesor i projektit ishte ngritja e kapaciteteve të të rinjve, kryesisht grave, në zonat malore turistike të Qarkut të Shkodrës (Malësia e Madhe), në mënyrë të veçantë në: Razëm, Theth, Vermosh, me qëllim integrimin, zhvillimin e tyre ekonomik dhe social nëpërmjet diversifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve ekonomike dhe promovimin e aktiviteteve të reja të tilla si agro-turizmi, agro-përpunimi, etj. Projekti mbështeti zhvillimin e atyre aktiviteteve eknomike lokale të cilat bazoheshin në karakteristikat e ekonomisë dhe pontencialeve lokale të cilat ofronin potencial zhvillimi të standardeve bashkëkohore.

Projekti gjithashtu ka siguruar informacion ligjor për qytetarët në lidhje me procedurat dhe dokumentet e kërkuara për të hapur një biznes dhe në disa raste është ofruar ndihmë konkrete ligjore në këtë drejtim.

Qershor 2012 – Shkurt 2013